“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përmes një postimi në Instagram, Lipa ka publikuar flamurin e UÇK-së, të shoqëruar me mesazhin “Liria ka emër”.
Në publikimin e saj, këngëtarja ka ndarë gjithashtu të dhëna që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë gjatë vitit 1999, duke iu referuar numrit të viktimave, personave të vrarë e të masakruar, si dhe shqiptarëve të dëbuar nga vendi.
Reagimi i saj vjen pas vendimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Sipas aktgjykimit, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Në kohëzgjatjen e dënimeve është përfshirë edhe periudha e kaluar në paraburgim, prej afro gjashtë vitesh. Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte.

KOHA JONË SONDAZH

