Live në Instagram, këngëtari godet gruan: E pabesueshme… (VIDEO)

Kur të gjithë jemi në shtëpi, celularët i kemi më shumë në duar dhe sigurisht që është shtuar qëndrimi më shumë në rrjete sociale. Këngëtari Michael Bublé dhe bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato, dalin shpesh live në Instagram ose Facebook. Në një prej këtyre fansat vunë re një moment të pakëndshëm mes çiftit.

Në fillim të videos, Luisana e ndërpret Michael dhe thotën “çkemi” në të njëjtën kohë me të. Michael e gjuan me bërryl dhe e shtyn dy herë para se ta përqafojë për të rregulluar situatën. Luisana dëgjohet të thotë “më fal” nën zë.

Sjellja agresive e këngëtarit nxiti reagimin e fansave në rrjetet sociale që e detyroi Luisana-n të kundërpërgjigjet. “Është e pabesueshme mënyra si sillen ca njerëz. Unë dhe bashkëshorti im dalim live çdo ditë për t’ju dhënë pak gëzim dhe shpresë dhe duhet të përballemi me njerëz dashakeqës që thonë gjëra të tilla pa na njohur ne apo familjen tonë”.

Fansat vunë në dukje mënyrën si i flet Michael gruas, vështrimin e tij dhe sjelljen imponuese ndaj saj. Pasi klipi u bë viral, në internet u shfaqën video të tjera ku këngëtari sillet agresivisht kundrejt Luisana-s.

https://twitter.com/solciadler/status/1248745227743105027?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1248745227743105027&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F49813%2Fvideoja-shqetesuese-kengetari-tregohet-agresiv-ndaj-gruas-ne-instagram-live

SHKARKO APP