FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Londrimi thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën e krisjes së raportit me Klodin dhe Elijonën

Prej kohësh është përfolur për një krisje të raporteve mes Londrim Mekajt, Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt.

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 4 në një intervistë në emsionin SOL ka vendosur të flasë hapur dhe të sqarojë njëherë e mirë të vërtetën e këtij raporti.

Ai pranoi se gjërat nuk janë më si më parë, duke konfirmuar kështu zërat për një ftohje mes tyre, por u tregua i kujdesshëm të ruante privatësinë e miqve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur, dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot gëzojmë raport, por natyrisht jo si përpara”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, zbuloi se ku qëndron e vërteta e mungesës së tyre në eventin e tij të madh.

“E kemi pasur një ftohje pak për disa çështje, që është më shumë personale… Me njerëzit e afërt ndoshta mbetet hatri edhe për gjërat më të kota”.

Pavarësisht kësaj, ish-banori duket se i ka lënë dyert e hapura për një pajtim.

Ekskluzive: Londrimi thyen heshtjen, flet për familjen, muzikën, BBV e raportet me Elijonën e Klodin

“Unë i respektoj shumë, i dua dhe kam për të vazhduar të kem respekt për ta. Jemi të rritur e të pjekur, besoj që komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi”, shtoi mes tjerash. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?