Loredana thyen heshtjen: Paratë s’janë marrë me dhunë apo mashtrim

Ashtu siç u paralajmërua, Loredana Zefi theu heshtjen nëpërmjet një konference të tranmetuar live tek Prive Klan Kosova. Reperja, e shoqëruar nga partneri i saj Mozzik dhe 2 avokatët foli rreth akuzave të bëra ndaj saj pak ditë më parë nga çifti zviceran. “Pika e parë që është më rëndësi është se jam në Kosovë pasi po e xhiroj një spot. Kjo është planifikuar shumë më herët. Përmes mediave jam informuar rreth rastit, por gjërat janë ndryshe. Nuk kam ditur asgjë për këtë rast. Prej asnjë personi nuk janë marrë paret me mashtrime. Paret janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ajo e ka pranuar dhe e ka bërë me dëshirën. Familja ime ka huazuar disa para prej familjes zvicerane në vitin 2016. Në vitin 2018 disa pjesëtar të familjes Zefi më kanë treguar se mund të mbyllet ky rast”, pohoi 24-vjeçarja.

Pjesë nga deklarata

Unë jam Loredana Zefi. Faleminderit që keni ardhur për të më dëgjuar. Unë ndodhem këtu për të xhiruar një spot.Ky spot është planifikuar shumë më herët sepse nuk kemi asnjë arsye për ta shtyrë. Sipas mediave, çfarë kam lexuar unë mund të them që shumë gjëra janë ndryshe. Për mua çfarë është me rëndësi të dijë shteti shqiptar, gjerman dhe zvicerian është që prej asnjë personi nuk janë marrë para me dhunë, nuk janë marrë me mashtrime dhe as me kërcënime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto para, shumën e të cilave nuk e di janë marrë me vullnet të pastër të palës tjetër. E gjithë kjo ka filluar në 2016-ën dhe unë s’kam qenë e përfshirë. S’kam ditur asgjë rreth kësaj historie. Në 2018-ën, anëtarë të familjes Zefi që ishin brenda këtyre punëve më kanë treguar se mundësia e fundit për ta mbyllur këtë rast është viti 2018 por nuk e di çfarë kanë bërë këta persona me njëri tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë kam qenë në gjendje për t’i ndihmuar. Familja ime është mbi të gjitha dhe mua nuk më intereson media, muzika dhe asgjë tjetër kur është fjala për familjen time. Kjo është familja ime dhe unë do të jem afër tyre në kohë të mira dhe të këqija. Unë s’e di si veproni ju me familjet tuaja por unë jam rritur me një familje të madhe; 7 vëllezër dhe 2 motra. Jam më e vogla dhe në shtëpi babai na ka mësuar se asgjë nuk është më e shtrenjtë se familja. Ju mund të jeni me mua ose kundër meje. Rasti në fjalë do sqarohet dhe fjalët do ndryshojnë!

Konferenca: Loredana thyen heshtjen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?