Lot krokodili? Xhensila iu përvishet atyre që e akuzuan (FOTO)

Xhensila dhe Besi vizituan këtë fundjavë një familje në vështirësi ekonomike, që jeton në Kashar. Fotot qarkulluan në rrjete sociale sepse inisiativa ishte e “Fundjavë ndryshe”, por ndjekësve nuk u pëlqeu bërja publike e rastit.

Ata e konsideruan si falsitet, si diçka të bërë për dukje. Folën dhe shkruajtën dje sa deshën, por sot kupa u mbush. Xhensila iu përvesh komentuesve përmes shpërndarjes së disa fotove dhe një sqarimi të gjatë.

“Nje falenderim doja per te gjithe grupin e @fundjavendryshe, te perkushtuar ne misionin e tyre. Per te gjithe moralistet qe rrine pas cel apo pc qe edhe te lulja nuk shohin bukurine por gjembat, prej tyre ne si cift nuk kemi publikur rastet tona pasi vertet bamiresia eshte per syte e Zotit, por nese nuk solidarizohesh edhe ti, nese zemra jote nuk sheh pikellim ne syte e familjeve te tilla, te pakten mos shkruani qe e bejne per tu dukur keta. Do doja shume qe edhe ju te benit dicka. Sado e vogel te jetë”, shkruan Xhensila.

Nëse duhen bërë publike apo s`duhen bërë publike veprimtari të tilla, kjo është diçka që diskutohet ende. Mbase ajo që e preku më shumë Xhensilën kishte të bënte me foton ku ajo shfaqej e prekur, në mes të asaj familje, e që shumë njerëz nuk e besuan.

https://www.instagram.com/p/BeiCRDLBYJP/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP