Luan Zhegu ka zgjedhur një këngë për të na përshëndetur sot

I mirënjohuri Luan Zhegu ka zgjehdur një këngë për të përshëndetur shqiptarët këto ditë ditë festash. Vetë ai në të vetmin profil që ka në Fb, ka përcjellë këtë mesazh!

“Të dashur miq, ju përshëndes me këngën “Dua më shumë Shqiperinë”, të cilën e kam kënduar sëbashku me kolegë dhe njëkohësisht disa nga këngëtarët me të mirë shqiptarë”.

Dua mëngjez-ë e Majit
Kur këndon bilbili i fushes
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur
Dua lulet-ë të fushësë
Në mëngjez kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha te çupës-ë
Qe vete me vrap ti presë
Po nga gjithë ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë
Dua natën në verë
Kur të ndritin yjtë e artë
Kur fryn zefiri me erë
Dhe dëfrenj këtë zemrën e zjarrtë
Zogjt’ që ëmbël ligjerojnë
Nëpër lisa mbushur me fletë
O sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vërtetë
Po nga gjithë ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë.

Liljana Kondakci - Dua Me Shume Shqiperine

SHKARKO APP