Luana dhe biznesmeni Krenar Locaj i japin fund lidhjes dy vjeçare?
Pa u konfirmuar ende publikisht, duket se lidhja e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn ka përfunduar.
Pas historisë së dashurisë rreth 2-vjeçare, çifti i shumëpërfolur duket se së fundmi ka përjetuar një krisje të marrëdhënies dhe siç shkruar “Diell Online”, moderatorja dhe biznesmeni nga Kosova janë ndarë, pas disa uljeve e ngritjeve në lidhjen e tyre.
Problemet mes tyre u duke se u sheshuan pak kohë më parë kur u publikua edhe lajmi se verën e ardhshme ata do të martoheshin.
Por kjo ndarje e tanishme, që mund të jetë dhe përfundimtare, duket se i ka ndryshuar planet dhe dasma me shumë mundësi nuk do të mbahet. “Diell Online” bën të ditur se dyshja nuk ka më asnjë kontakt me njëri-tjetrin dhe siç ka zbuluar ‘Xing.al”, Luana nuk e ndjek më Krenarin në Instagram.