Luana Vjollca me bashkëpunim të ri, zbulohet emri i këngëtarit

Luana Vjollca është kthyer shpejt në një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalë së sjelluri hite.

Projekti i fundit me grupin ‘TNT’ rezultoi shumë i suksesshëm, prandaj mesa duket bashkëpunimi i radhës nuk do të vonojë shumë. Sipas ‘Prive.al’, këtë herë Luana do të bashkohet me Shpat Kasapin, madje dhe videoklipi është xhiruar.

Rreth këngës së re nuk ka asnjë detaj tjetër, por jemi të sigurt që do të jetë po aq i suksesshëm sa ‘Moj Bjondin Me Sytë e Zi’. Luana duket se i është dedikuar plotësisht projekteve të reja muzikore, por me siguri së shpejti do ta shohim në ekran edhe në rolin e moderatores.
https://www.youtube.com/watch?v=Iqet80WUce8

SHKARKO APP