Lufta me peshën, Fifi tregon si iu rrezikua jeta nga balonit gastrik

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi ka treguar problemet që ka pasur me peshën, që i kanë rrezikuar edhe jetën.

E ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother”, Fifi rrëfeu se kishte vite që vuante nga tiroidet dhe nëse konsumonte ushqime të caktuara trupi i saj reagonte menjeherë me shtim në peshë.

Ajo shtoi se kishte provuar të vendoste në stomak ‘’balonin gastrik’’, por ky operacion desh i rrezikoi jetën.

”Jam zgjuar pas 6 orësh dhe doktori më tha se operacioni ishte jetë a vdekje. Nuk humba peshë por shtova. Nuk mund të konsumoja asgjë gjithë ditën. Ata më thanë që duhet të mbaja edhe regjim ushqimor gjë që ishte një budallallëk”.

SHKARKO APP