Luiz Ejlli bën lëmsh rrjetin me një foto krah Kiarës, së shpejti prindër?

Kiara Tito nuk është në pritje të ëmbël, por Luiz Ejlli bën të kundërtën duke trazuar sërish ujërat. Përmes një postimi të dyshimtë në Instagram, Luizi la të nënkuptuar se së shpejti do të bëhen prindër.

Në një foto ku shfaqet me Kiarën dhe një foshnjë, Luizi shkruan: “Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot”. Në vijim, ai shton: “Po bëj prova për Story që do bëjmë pas ca kohësh”, shoqëruar me një emoji që shkel syrin.

Në Instagram Luizi u pyet nëse Kiara ishte shtatzënë. “Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra. Kiara nuk është shtatzënë,” tha ai. Postimi i fundit lë vend për interpretime të ndryshme. Sidoqoftë, një fëmijë është në planet e çiftit.

SHKARKO APP