Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisin muajin e mjaltit, ja destinacioni që ka zgjedhur çifti
Prej 3 muajsh të martuar, Luizi dhe Kiara kanë gjetur më në fund kohën për muajin e mjaltit. Pas angazhimeve me koncerte, intervista e me projektet në televizion çifti më i famshëm i momentit ka udhëtuar drejt Turqisë.
Ata kanë udhëtuar në “Rixos Premium Bodrum”, një prej resorteve më luksoze në Turqi, që iu dhurua çiftit gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
Ka qenë vetë çifti që kanë ndarë foto nga nisja për në udhëtim e kanë zbuluar edhe destinacionin në rrjetet sociale.