Luiz Ejlli e quajti gënjeshtare, Olsa Muhameti i përgjigjet
Autorja e ”Kepi i Vipave”, Olsa Muhameti tha në një emision, se Luizi kishte qenë në Turqi disa herë bashkë me “Kepin e VIP-ave” për xhirime. Sipas saj, ai kishte shkuar disa herë atje për të qenë pranë Kiarës, por nuk e kishte treguar në mediat sociale. Gjë që Luizi e mohoi asokohe, madje e quajti Olsën mashtruese.
Kujtojmë se gjatë xhirimeve të ”Kepi i VIP-ave”, Luizi ndodhej në SHBA duke mbajtur koncerte. Tani Olsa është pyetur rreth kësaj deklarate në një intervistë për ‘Prive’. Ajo zgjodhi ta anashkalonte duke thënë se nuk ka koment, por e cilësoi “Kepin e VIP-ave” si një sukses.
“Për deklaratën e Luizit nuk kam koment. Sa i takon “Kepit të VIP-ave” unë jam shumë e kënaqur. Është një produkt që u realizua shpejt. Mua më pëlqen. Ka një frymë disi ndryshe, është i qepur nga të gjitha anët dhe jam shumë e kënaqur me atë që ka përfaqësuar Kepi. Ishte më i mirë se ai i vitit të kaluar”.