Luiz Ejlli gati për të sjell këngën e re me kantautorin e njohur

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka nisur të punojë për projekte të reja muzikore.

Luizi publikoi një duet në bashkëpunim me aktorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Albania 1, Donald Veshaj menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

“2 Shotsa” u mirëprit nga fansat e tyre, ndërsa tani këngëtari nga Shkodra ka ndarë një foto në rrjete sociale, ku shihet në një studio muzikore me kantautorin, Elgit Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mishi kokërr”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e fotos në Instagram.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kësaj, Ejlli më parë ka njoftuar gjithashtu se pritet të sjellë bashkëpunime me emra të njohur si Yll Limani, Elvana Gjata apo Noizy.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?