Luiz Ejlli për Zef Dedën: Humbje e madhe, emri i tij do të jetojë në të gjitha kohërat

Mes shumë artistëve që shprehën ngushëllimet dhe vlerësimin për Zef Dedën, mjeshtrin e madh të humorit është edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Në një postim në Instagram, Luizi e kujton aktorin e madh si një pasuri të paçmuar të vendit, ndërsa shprehu ngushëllimet për të afërmit dhe familjarët.

“Humbje e madhe jo vetëm për familjen e të dashurit të zemrës por për çdo shqiptar. Pata fatin që të njoha e u rrita me humorin tënd Zef. Ke lënë një pasuri të paçmuar dhe emri yt do të jetojë në të gjitha kohërat. Pusho i qetë atje lart!”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?