Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother: Këtë vit dominojnë vajzat!

Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2” Luiz Ejlli është rikthyer këtë të shtunë në Prime e BBV3. Që në hyrje, moderatori Ledion Liço e pyeti se kë nga banorët e pëlqen, dhe ai tha me humor se pëlqen veç moderatorin! Më pas duke parë nga kamera, ai i dërgoi një puthje virtuale Kiarës.

Ai sonte është në studio si një mysafir special për të komentuar lojën dhe dinamikat që zhvillohen mes banorëve të shtëpisë së famshme. Rikthimi i Ejllit ka sjellë një entuziazëm për spektaklin, duke i dhënë shikuesve një mundësi të çmuar për të ndarë një mbrëmje me një prej personazheve më të spikatur të lojës.

Ai u shpreh për këngën më të re “KCE”, teksa tregoi më shumë për pritjen e vogëlushes me Kiarën.

“Gjinekologu më tha, është i vetmi rast që s’ka nevojë për ADN. Dihet që është fëmija yt sepse kërcen”. – tha Luizi me humor.

A ka gjetur dyshja një emër për bebin? Ja si shprehet Luizi: “Nuk do i thërras kurrë në emër, por zemra ime, shpirti im, princesha ime”.

https://kohajone.com/sherri-romeo-meriton-flet-luiz-ejlli-e-kane-kuptuar-qe-big-un-e-dominojne-vajzat/

https://kohajone.com/luiz-ejlli-flet-per-shtatzenine-e-kiares-bebit-nuk-do-i-therras-ne-emer/

SHKARKO APP