Luizi bëhet sot pjesë e “Për’puthen”

Një ndër debatet e tij të fundit me Efin u rrotullua rreth emisionit “Për’puthen” dhe faktit që ish-konkurrentja vinte prej atij programi.

“Për budalla nuk më bën kush. Ka mendu se po më shtrytëzon, por ka për t’i dalë e kundërta. Po bën luftrat e mia kjo, kur unë s’ia kam kërku. E para po të lë ty në hije. Ti mendon se Efi është aq e drejtë, vjen nga Për’puthen ajo o Kiarë”- u shpreh Luizi, deklaratë që e mërziti Efin.

Arbana e kritikoi ish-konkurrentin për deklaratën me konotacion negativ, ndërsa Luizi i qëndroi mendimit të tij se konkurrentët që vijnë nga “Për’puthen” janë mashtrues, duke shtuar se s’do ta linte kurrë motrën e tij në një emision të tillë, ku do të njihej me shumë djem në ekran.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, për ironi të fatit, Luiz Ejlli do të jetë sot vetë pjesë e emisionit, si opinionist. Ai që deri dje shprehej se “s’do t’ia shihte bojën” një emisioni të tillë, sot po bëhet vetë pjesë e “Për’puthen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?