Luizi bisedon me Kiarën dhe Efin: Nuk ju mbështes më dhe as nuk ju dal kundër (VIDEO)
Shtëpia e Big Brother është kthyer si shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Çdo bisedë kalon nga Luizi! Kjo është Shqipëria e halleve të shumta.
Ndaj dhe ne po japim atë çka do populli!
Që prej spektaklit të kaluar, Luizi ka vënë në pikëpytje qëndrimin që ai do mbajë në raport me Kiarën dhe Efin, pasi opinionistët thanë se vajzat ndryshuan sjellje ndaj Luizit kur panë famën e tij jashtë.
Për këtë arsye, ai i tha Kiarës dhe Efit që as nuk do i mbrojë dhe as nuk do i dalë kundër atyre, me argumentin se ai ndodhet brenda në shtëpi dhe nuk e di se çfarë bëhet jashtë.
Luizi shtoi se sa herë ato të kenë debate me Arbrin dhe Zhaklinën, nuk do reagojë më, përveç rasteve kur përmendet emri i tij. Efi u shpreh se vendimi i tij është mëse i drejtë, ndërsa Kiara tha se ajo nuk do flasë më fare.
Luizi e ka ndjerë se është mbret jashtë shtëpisë.