Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik, reagon menjëherë Meridiani

I ftuar dje në “Shqipëria Live”, Luiz Ejlli foli për herë të parë të vërtetën e tij në lidhje me personat që gjatë muajve të Big Brother VIP kanë deklaruar se janë miqtë e tij.

Ndër të tjera Luizi u shpreh për Meridian Ramcaj, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artistit se nuk e kishte mik dhe e njihte vetëm si fytyrë.

“Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt”, tha Luizi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kanë mjaftuar pak orë dhe shumë reagime në rrjet nisur nga deklarata e Ejllit, që edhe vetë Meridiani të shprehej në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ish-banori i “BBVIP” në edicionin e parë, ka postuar në InstaStory-n e tij një shprehje e cila thotë: “Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?