Luizi dhe Olta do të qëndrojnë veshur me një bluzë! Batuta e këngëtarit: O Dor si e duron këtë?
Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari, dy rivalët më të mëdhenj brenda shtëpisë së Big Brother, do të përballen sërish me një sfidë.
Banorët duhet të qëndrojnë deri të martën të veshur me të njëjtën bluzë, që do të thotë duhet të lëvizin gjatë gjithë ditës bashkë. Me batuta Luizi kishte një përshëndetje edhe për bashkëshortin e Oltës.
“O Dor si e duron”, tha Luizi duke u drejtuar nga kamera. Ndërkohë që më pas, Luizi tha se po të mos ishin Kiara dhe Dori, ai dhe Olta do kishin qenë çifti perfekt. Arbana dhe e gjithë studio shpërthyen në të qeshura.