Luizi flet për marrëdhënien me Efin pas BBV: Do vijë dita…
Marrëdhënia e Luizit me Efin është komentuar shumë pas BBV pasi dyshja nuk janë parë më bashkë.
I ftuar sot në “Shqipëria live”, Luizi tregoi se i ka sheshuar gjërat që në finale kur u pendua për fjalët që i ka thënë Efit. Ai shtoi se kur gjërat të qetësohen do e takojë Efin dhe shumë banorë.
“Unë e thashë hapur në finale që kur pashë babain e Efit më erdhi turp nga vetja për fjalët që i kam thënë, që nuk do doja vajza ime të ishte në një emision të tillë etj. Dhe e thashë me gjithë shpirt. U deshën ato shotsat që të kuptohej se dhe Efi mua më ka dashur dhe më do. Të gjithë kemi qenë të ngarkuar, do vijë dita do qetësohemi dhe do rrimë bashkë, si me Efin dhe me shumë banorë”, tha Luizi.