Luizi foli keq për Për’puthen, ja çfarë komenti ka ai sot nga studio e emisionit

Fituesi i ”BBV 2”, këngëtari Luiz Ejlli mori pjesë si opinionist i emisionit Për’Puthen, emision ky për të cilin shpesh herë brenda shtëpisë ka sulmuar konkurrentet e Big Brother për pjesëmarrjen e tyre.

Edhe moderatoja Bora Zemani, ka reaguar në një story në Instagram ku tha se përse duhet t’i përmendet vajzave se kanë qenë në një format si Për’ Puthen dhe jo Kristit, i cili ka qenë pjesëmarrës në një emision me të njëjtën temë.

“Nuk e mbaj mend që ka qenë në një format të tillë Kristi. E dëgjoja nëpër shtëpi që i thoshin ke puth dikë. Po nuk e imagjinoja dot Kristin të puthej. Nuk i shava gocat e Për’Puthen isha duke i ngacmuar. Kristin nuk e fus se e dua fort”, tha Luizi.

Çfarë këshille do t’i jepje protagonistëve?

“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri, fjalët do jenë gjithmonë. Nëse doni diçka merreni, mos u tërhiqni, përfundimi do ia vlejë. Nuk jam njeri i rrjeteve sociale, dola koncert më thanë pse se ke marrë Kiarën me vete, e mora më thanë pse e ke marrë”, u shpreh ai.

Në një nga mesazhet e ndjekësve të Për’Puthen thuhej: “Burri që është burrë nuk lëpin aty ku pështynë”.

Luizi u përgjigj: “Që kur kam shkelur në atë shtëpi kam thënë do luaj, dhe kam luajtur shumë. Nuk jam krenar për shumë gjëra aty brenda, kam mërzitur edhe familjarë të konkurrentëve, dhe për këtë koment unë prap e them po të futem në Big Brother dhe të kem Brikendën aty konkurrente nëse mua më leverdis prap do ia përmend, për ta vënë në vështirësi.”

SHKARKO APP