Luizi nervozohet pasi produksioni ia ndërpret bisedën me nënën: Ore seriozisht e ke?
Produksioni i “Big Brother Vip Albania” u ka dhënë rastin banorëve të flasin me familjarët e tyre për të marrë nga ta mendimin për të vazhduar garën apo jo pas sulmit ndaj Top Channel që rezultoi me një të vrarë.
Luizi, sot bisedoi me nënën e tij.
Gjatë tërë kohës, Luizi ankohej se nuk po e dëgjon asgjë nga ajo që po thotë nëna e tij, teksa në një moment të caktuar nga produksioni i thonë se koha e tij ka mbaruar.
Në atë moment, Luizi u nervozua me produksionin.
Biseda:
Nëna e Luizit: Faleminderit produksionit që na e ka të mundur këtë telefonatë. Ata, zoti i forcoftë, ju mu ba edhe ma të fortë, edhe me vazhdu. Ndëgjo nanë. Luiz. Ti me vazhdu nanë. Sepse e kena provu vetë….
Nëna e Luizit: A jeni mirë krejt ju? Na jena krejt mirë. Jena krenar me ty. Vazhdo.
Luizi: Me vazhdu dihet që do vazhdoj moj burrnesh.
Nëna e Luizit: Andrra vazhdon. Ti vazhdo na ke ba krenar. Ti me bekimin e zotit, vazhdo, maj zotimin që e ke dhanë.
Luizi: Në rregull, a ta fitoj a jo?
Produksioni: Luiz, koha jote mbaroi.
Luizi: Kur mbaroi, se nuk e niva? Me shkëputje. Seriozisht e keni!?