Luizi: “Nëse del Kiara të shtunën, unë bëj gati valixhet”. Çmimi i madh po i buzëqesh Olta Gixharit
Big Brother po merr kthesë të çuditshme javët e fundit. Me sa duket, dikush me djallëzi, e ka vendosur Luizin para faktit të kryer; largimin e Kiarës përderisa i nominuan Olta-Kiara.
Luizi komentoi nominimin e kësaj jave, ku publiku votoi 86 përqind që Olta dhe Kiara të dilnin “kokë më kokë” me njëra tjetrën.
Ai u shpreh se nëse publiku vendos të largojë Kiarën nga shtëpia, ai do bëjë gati valixhet dhe do largohet bashkë me të.
Luizi: “Nëse del Kiara unë do bëj gati valixhet dhe do dal bashkë me të. Ky nominim është Olta përballë meje dhe Kiarës. Nëse mbështetësit e mi nuk votojnë për ne, atëherë unë do dal bashkë me Kiarën”.
Kjo deklaratë dashurie ndaj Kiarës, duket se do ta lerë Luizin pa Çmimin e Madh. Të gjitha parashikimet ishin se në finale kokë me kokë do të shkojnë Luizi dhe Olta, sepse publiku me vendosmeri dëshiron që fituesi të jetë vetëm Luizi.
Nëse Luizi u nxitua mbrëmë kur tha se po doli Kiara do marr valixhet, ndaj duket se Kiara do të largohet të shtunën, sepse mes Oltës dhe Kiarës, publiku do të votojë Oltën pasi kështu gara bëhet më e fortë.
Ndërkohë Luizi e ka ndarë mendjen, me Kiarën dhe pas Kiarës, në një lojë që ai mund ta fitonte dhe Kiarën e takon prapë pas finales.
Luizi nxiton kur i lidh gjërat të gjitha me Kiarën, natyrisht themi për lojën sepse nuk mund të fshihet përherë Kiara pas Luizit. Do të duhej që vetë Kiara ta kundërshtonte live Luizin, duke e inkurajuar që ai të vazhdojë edhe i vetëm.
Duket se Çmimi i Madh do të shkojë te Olta, dhe tani vetëm për nxitimin e Luizit.