Luizi “porosi” për Kiarën: Do pendohesh se çfarë ke marrë …

Pak minuta pas përfundimit të spektaklit, Luizi ka treguar emocionet e tij gjatë një interviste të shkurtër me gazetarin Elio. Ai shprehet se fitoren ia dedikon të atit dhe se shumë shpejt do vijë me shumë këngë sepse është i vendosur për vazhdimin e ëndrrës së tij.

I pyetur se çfarë porosie do i jepte Kiarës, ai u shpreh që mos shkojë tek okulisti t’i bëjë vizitë syve sepse do pendohet që e ka marrë, të gjithë këtë e tha në sensin e shakasë.

Mendimi i parë që të ka ardhur pasi dëgjove emrin si fituesi i këtij edicioni?

Thjesht më shkoi mendja tek baba im që nuk jeton më dhe ia kushtova atij këtë fitore dhe uroj që është duke më parë, duke më ndjekur dhe siç e thashë aty, uroj ta bëj krenar.

Më ka marrë malli të të dëgjoj në këngë. Çfarë vjen së shpejti?

Shumë këngë, shumë këngë realisht. Unë do vazhdoj ëndrrën time dhe e di që do kem mbështetjen e Kiarës, familjes dhe të gjithë ata që më duan.

Do doja një porosi të fundit për Kiara Titon.

Për Kiara Titon nuk kam asnjë porosi, rris siç je, mos shko kurrë tek okulisti, se bërë dhe i pe sytë… do pendohesh se çfarë ke marrë (qesh). /Top channel

 

SHKARKO APP