Luizi pranë familjes Kelmendi, merr pjesë në ceremoninë e varrimit. Afër Gjestit dhe banorë të Big Brother
Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formati i njohur Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova. Por në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe Luiz Ejlli. Këngëtari dhe fituesi i ”BBVA2”, tregoi se nuk e njihte nga afër Gjestin, por iu bashkua artistëve që morën pjesë në ngushëllime. Po ashtu të pranishëm ishin edhe Yll Limani, si dha Dafina Zeqiri me bashkëshortin.
Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme. Midis tyre u panë Egli Tako, Danja Koka, Valbona Mhilli, Loredana Brati, Krisa Caushaj dhe Rizarta Hoxha, të cilat u shfaqën të mërzitur nga tragjedia dhe qëndruan pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.
Gjesti, përveç eksperiencës në Shqipëri, ka krijuar miqësi edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova. Në varrim, mes të pranishmëve ishin edhe ish-banorët Xheneta, Gresa, Vullneti, Diana Tahiri, Burim Vatovci dhe Xuxi, të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta.
KOHA JONË SONDAZH


