Luizi reagon nga shtëpia për llogarinë e tij në “GoFoundMe” dhe ka një porosi për “Instagramin” e tij

Disa javë më parë një “GoFoundMe” u hap në emër të Luiz Ejllit, me dijeninë e vetë konkurrentit të “Big Brother VIP”.

Pas konsultimeve me avokatë, produksioni ka vendosur të informojë Luizin për llogari që është hapur për të mbledhur fonde për të. Sot, ekskluzivisht në “Fan Club”, u transmetua komunikimi i Luizit në dhomën e rrëfimit. Pasi mësoi për llogarinë, ai kërkoi të mbyllet sa më shpejt.

“Do të isha dakord të përdorej emri im që unë më pas ato fonde t’i jepja për këdo që ka nevojë. Për përfitime personale, jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj që të përdoret imazhi im. Unë nuk jam në dijeni se çfarë ndodh jashtë, nuk dua të kem kështu problemesh. Dua të ndalohet sa më shpejt dhe të mos përdoret më”.

Luizi po ashtu është informuar për rrjetin e tij social “Instagram”, që po keqpërdorej nga vajza, të cilës ia la në dorëzim. Luizi i kërkoi produksionit që imazhi i tij dhe rrjeti social të menaxhohet nga Top Channel:

“Dy gjëra dua, të mbyllet ai ‘GoFoundMe’ dhe merrni ‘Instagramin’.” /Top Channel/

SHKARKO APP