Luizi zbulon kërkesën e pazakontë që i ka bërë “Vëllait të Madh”

Me rikthimin e tre banorëve në BBV, Efi Dhedhes, Kiarës dhe Ronaldo Sharkës janë rikthyer edhe bisedat e orëve të vona mes tyre dhe Luiz Ejllit.

Teksa banorët ishin shtrirë te një krevat, Kiara tha se do i vinte shumë mirë që ta fitonte ai këtë edicion të BB VIP. Duke qeshur Luizi shprehet “se nuk del nga aty, vetëm nëse e nxjerr RENEA”.

Luizi: Kam bërë kërkesë Vëllai të Madh, nëse ndodh se e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm. Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha. Jo 24 orë por 12 orë. Domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë.

Menjëherë Kiara thotë ‘a më the se do ikim në shtëpi?” dhe këngëtari i përgjigjet:

“Duro moj duro. Ti thua se do ma plotësojnë e, të rrinë një staf 1000 vetë duke më parë mua nëpër shtëpi, a je në terezi. Por nëse ma plotësojnë do rri”.
Kujtojmë se Liuzi ka një marrëdhënie shumë të mirë me konkurrentët e kthyer në shtëpi, kub ai madje i ka cilësuar miqtë e tij më të mirë aty brenda.

SHKARKO APP