Lumbardhi tregon për fitoren e ”BBVK2” dhe synimet në politikë: Publiku është shumë më i madh sesa një ndikim nga familja
Lumbardh Salihu është fituesi i ”Big Brother Kosova Vip 2”, duke korrur kështu një sukses për një lojë të pastër që bëri në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Në një intervistë për ”Canape”, ai është pyetur për zërat që fitoren ja bleu babai i tij, por tha se publiku është shumë më i madh sesa një ndikim nga familja.
”Nëse nuk të mbështet babi yt, nuk do të mbështesë së pari. Ne jemi një fis i madh,, 200-300 veta dhe normal që kam pasur mbështetje nga familja. Unë jam 100% i bindur që populli më ka votuar, dhe kur po dal rrugës dhe kur kam marrë aq shumë dashuri, e shikoj që më kanë votuar”,-tha fituesi i ”BBVK2”.
Babai i tij është pjesë e politikës, por a do ta shohim atë si deputet në të ardhmen? ”Gjithmonë kam qenë i interesuar për politikë. Ka potencial, dhe gjithësesi duhet të gjejë rrugën për të qenë i suksesshëm”.
View this post on Instagram