Lumbardhi tregon se çfarë po bën me çmimin e fituar në Big Brother VIP Kosova: Synime për të investuar në tokën shqiptare

Lumbardh Salihu, fituesi i “Big Brother Vip Kosova”, ka hapur zemrën në lidhje me planet e tij për të ardhurat e shumëfolura nga çmimi i madh i spektaklit.

I ftuar në emisionin e njohur “Në Kurthin e Piter Pan” të premten mbrëma, Salihu u pyet nga fëmijët e emisionit rreth asaj se çfarë do të bëjë ai me paratë e fituara. Me një qetësi karakteristike dhe një buzëqeshje në fytyrë, modeli nga Vitia tregoi për synimet e tij për të investuar në tokën shqiptare. “Unë kam dëshirë të investoj në tokë shqiptare, në Shqipëri ose Kosovë”.

Investimi në tokë është një hap i mençur, dhe tregon për vizion të qartë nga Salihu në lidhje me të ardhmen e tij dhe të vendit të tij.

SHKARKO APP