“Ma këpute shpirtin”! Klea Huta humb njeriun e dashur
Moderatorja Klea Huta ka humbur gjyshin. Lajmin e trishtë, Huta e bëri me dije përmes një postimi në Instagram Story. Teksa shpërndau një fotografi të të ndjerit, nëna e re shkruan:
“Ma këpute shpirtin o gjysh. M’i thave sytë o shpirt, qofsh i xhenetit”.
Kujtojmë se një ditë më parë, edhe moderatorja Arbana Osmani njoftoi se gjyshi i saj ndërroi jetë. Arbana shpërndau në InstaStory një foto me gjyshërit, ku shkroi:
“Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju!”
Gjithashtu, Osmani ndau me ndjekësit momentin më të bukur përkrah gjyshërve të saj, kur ata i erdhën surprizë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo u shpreh se ka qenë me fat që i ka pasur kaq gjatë gjyshërit në jetën e saj, ndërsa tregoi se i është thyer zemra nga humbja e tyre.
“Kujtimi me i bukur Kam qene me fat qe i kam patur kaq gjate ne jeten time, por gjithsesi humbja e tyre ma ka thyer zemren. Sot iku gjyshi, fiks nje vit pas Nanes, duke na lene pas kujtimet, Historikun, debulesen per patatet e skuqura dhe shembullin e nje dashurie si ne perralla. Dhe kete surprize te bukur, te paharrueshme, me te vecanten ndonjehere per te cilen do te te jem gjithmone mirenjohese ty @eduartgrishaj dhe stafit tim te Duas”, janë fjalët e saj, krahas videos që do t’i mbesë si kujtimi më i bukur nga dy gjyshërit.