Madonna sapo shpalli kandidaturën e të birit për president
Ylli i popit, Madonna ka quajtur djalin e saj David Banda ‘presidentin e ardhshëm të Malawi’ në një postim në Tëitter ku tregon se 12 vjecari është adoptuar nga ai shtet.
Këngëtarja amerikane ka gjashtë fëmijë, 4 prej të cilëve i ka adoptuar në Malawi. Thuhet se ajo ka patur marrëdhënie jo të mirë me autoritetet e kombit afrikan juglindor.
Në vitin 2013, Malaëi e akuzoi Madonën për ekzagjerimin e kontributit të saj në vend dhe për kërkesën e trajtimit si një person VIP.
Menaxherja e yllit të popit akuzoi qeverinë e Malawi për një gjykim të gabuar ndaj bamirësisë së këngëtares Raising Malaëi, të cilën e themeloi në 2006, në të njëjtin vit që adoptoi Davidin. Ai është më i madhi nga katër fëmijët e adoptuar.