Magji në ”Big Brother Kosova Vip 4”, zbulohet një tjetër banor

”Big Brother Kosova Vip 4”, pritet të nisë së shpejti dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të mundshëm të banorëve të rinj. Rrjetet sociale po ziejnë nga thashethemet, ndërsa publiku mezi pret të zbulojë se kush do të hyjë këtë herë në shtëpinë më të famshme të vendit. Mes emrave që po përmenden më së shumti është ai i magjistarit shqiptar Sali Buzhala, i njohur për publikun me pseudonimin MagicSal.

Ai jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka fituar popullaritet me shfaqjet e tij unike të magjisë dhe stilin karizmatik që e ka bërë shumë të ndjekur në rrjetet sociale. Spekulimet për pjesëmarrjen kanë ngjallur interes të madh, pasi fansat besojnë se ai mund të sjellë një energji krejt ndryshe, duke ndërthurur magjinë, humorin dhe spontanitetin brenda shtëpisë.

Edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo vetë artisti, emri i tij është përmendur gjerësisht në mediat rozë dhe forume online. Nëse këto zëra rezultojnë të vërteta, publiku kosovar mund të presë një sezon plot befasi, argëtim dhe, mbi të gjitha, magji në Big Brother VIP Kosova 4.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?