Mali i Zi rikthehet në Eurovision, emrat e artistëve që janë në garë

Mali i Zi rikthehet në ”Eurovision Song Contest 2025”. Danijel Alibabic, drejtor i festivalit, tha se publiku në Mal të Zi do të ketë mundësinë të shijojë 16 kompozime dhe shfaqje të reja, si dhe bëri të ditur diversitetin në zhanre.

Në mesin e aplikantëve për konkurs janë edhe këngëtarja Jadranka Barjaktaroviq, së cilës iu ndalua hyrja në Serbi, këngëtarja Danica Crnogorçeviq, e cila dikur ndryshoi himnin malazez, si dhe këngëtari popullor Boban Rajovic.

Fituesi do të zgjidhet nga një kombinim i jurisë së ekspertëve dhe votave të audiencës. Juria e ekspertëve do të përbëhet nga profesionistë të njohur të muzikës, krijues të mediave dhe përfaqësues të organizatave që monitorojnë Eurosong, ndërsa audienca do të ketë të drejtën e 50 për qind të vendimit.

 

SHKARKO APP