“Mami a do vdesësh?”, aktorja kosovare që u diagnostikua me tumor në kokë rrëfen momentin më të vështirë në jetë
Aktorja kosovare, Adriana Matoshi ka treguar edhe momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë. Në vitin 2012 ka kaluar një ngjarje shumë të rëndë. Asaj i është dashur të operohej menjëherë pasi u ekzaminua me tumor në kokë.
Gjëja më e frikshme rrëfen ajo ishte nëse do dilte gjallë nga ai operacion apo jo. Adriana ka rrëfyer në emisionin “Rudina” përjetimet e saj trishtuese dhe plot frikë. Ajo ka treguar gjithashtu se vajza e kishte pyetur nëse do te vdiste.
“Momenti më i vështirë ka qenë kur unë e kam patur vajzën në gji ditën, kur jam nisur në Tiranë nuk më lëshohej prej gjirit dhe nisi të qante. Asaj ja ndjente zemra. Kaona ishte në gjumin më të mirë dhe më pyeti “mami a do vdesësh” nëpër gjumë. Këto gjëra më kanë mërzitur dhe më kanë tronditur. Por mjeku ma bëri më të lehtë. Kur vajta në dhomën e operimit ishte e vështirë sepse nuk e dija a do shpëtoja a jo.
Aty ishte edhe një person tjetër që do operohej njësoj si unë. I thashë nëse hyjmë të dy në këtë operacion ose do çohemi bashkë në këtë botë ose do çohemi bashkë në botën tjetër mos më lër vetëm.
Pasi u zgjova e falenderova Zotin, pata dhimbje të tmerrshme por nuk ma ka ndjerë sepse e kam ditur që do i shikoja fëmijët e mi. Gjatë shtatzënisë më ka humbur shikimi në njërin sy për shkak të sëmundjes. Unë nuk ja mbaja mend fytyrën vajzës së vogël dhe ajo ishte arsyeja e vetme që të merrja veten dhe të shkoja në shtëpi që t’ja shihja fytyrën”, është shprehur Adriana.