Marina Vjollca shpërthen e revoltuar dhe bën propozimin e papritur për ndëshkimin e personave që abuzojnë seksualisht
Marina Vjollca është solidarizuar sot me kauzën për të mbrojtur të drejtat e vajzave dhe grave që dhunohen e abuzohen seksualisht!
Moderatorja përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për protestën që do të mbahet më 4 qershor ora 16:00.
Marina shprehet në postimin e saj se kërkon dënim maksimal për përdhunuesit, madje mbështet një komentuese kur ajo thotë se duhen dënuar me vdekje.
“Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli…”, shkruan Marina në postimin e saj.
“Ata meritojnë dënim me vdekjeee zoti i vraftëëë”, i shkruan komentuesja!
“Njësoj mendoj”, ia kthen Marina.
Dje një pjesë e madhe e të famshmëve shqiptarë iu bashkuan fushatës për të bojkotuar të gjitha blerjet dhe shitjet për një ditë, për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen e racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë.