Marka luksoze “Louis Vuitton” porosit 40 milion maska nga Kina për Francën
Louis Vuitton, grupi më i madh në botë i mallrave luksoze, po porosis 40 milion maska shëndetësore nga një furnizues kinez për të ndihmuar Francën të përballet me shpërthimin e koronavirusit.
Porosia e parë, me rreth 10 milion maska, do të dorëzohet në ditët në vijim, tha LVMH në një deklaratë. Dërgesa fillestare do t’i jepet shërbimit shëndetësor francez për t’u shpërndarë atyre që kanë nevojë në fillim të javës tjetër.
LVMH, pronar i markave të tilla si Louis Vuitton dhe Christian Dior dhe i kontrolluar nga njeriu më i pasur i Francës Bernard Arnault, tashmë është duke prodhuar dhe shpërndarë sanitizues dore falas për spitalet franceze.
Vende në të gjithë botën po mundohen të merren me krizën më të madhe të shëndetit publik që nga pandemia e gripit të vitit 1918, me pajisje mjekësore dhe mjete mbrojtëse me furnizim të shkurtër.
Shumë profesionistë të shëndetit në Francë kanë kritikuar mungesat ndërsa vendi lufton koronavirusin. (Reuters)
/ SCAN