Martesa perfekte? Me burrin vetëm 4 ditë në javë

Martesa perfekte sipas aktores Gwyneth Paltrow e ka një recetë dhe ajo është: të qëndrosh me bashkëshortin vetëm katër ditë në javë! Në një intervistë dhënë për Sunday Times, aktorja hollivudiane, e martuar vitin që shkoi me Brad Falchuk, rrëfen bashkëjetesën e saj part- time, një rutinë që i është këshilluar nga një specialiste me pretendimin se kështu krijon në lidhje një lloj polarizimi, që asaj vete duket i vjen për shtat.

46-vjeçarja rrëfen se Brad, katër ditë të javës shkon të qëndrojë me të, ndërsa tre ditë të tjera I përkushtohet tërësisht fëmijëve nga lidhja e mëparshme, Isabella dhe Brody. Ylli i “Shakespeare in love” betohet se kjo po funksionon shumë mirë për të, megjithatë skepticizmi ndaj një ideje të tillë, mbetet i madh.

Ndonëse Gwyneth këmbëngul se dhe miqtë e çiftit, që e kanë parë mënyrën e tyre të jetesës, i inkujajojnë që të mos ndryshojnë asgjë, nuk janë të paktë ndjekësit që u çuditën nga kjo mënyrë të menduari e thanë se vetë, nuk do ta provonin kurrë një martesë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?