Martin Garrix rikthehet për herë të dytë në festivalin “Sunny Hill”
Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike në botë, Martin Garrix, do të rikthehet në skenën e “Sunny Hill Festival” për edicionin e vitit 2026. Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët e festivalit përmes rrjeteve sociale, ku kanë konfirmuar se DJ-i dhe producenti holandez do të jetë pjesë e ngjarjes së madhe muzikore që mbahet në Prishtinë. “Disa ribashkime janë thjesht të destinuara të ndodhin. Martin Garrix rikthehet në skenën e Sunny Hill. Edhe një herë. Edhe një natë e paharrueshme. Prishtinë, a jeni gati?”, thuhet në njoftimin e festivalit.
KOHA JONË SONDAZH

