Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, shpëton në zinxhir Brikenën! Kush rrezikon të eliminohet

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother”, publiku vendosi që banori më i pëlqyer i momentit të jetë Mateo, i cili u rendit i pari në votim dhe u shpall fituesi i avantazhit të rëndësishëm të javës.

Mateo fitoi të drejtën për të nisur zinxhirin e parë të shpëtimit në këtë edicion, duke vendosur se cili prej banorëve do të ishte i sigurt nga nominimi. Vendimi i tij i parë ishte të shpëtonte Brikenën, duke e larguar menjëherë nga rreziku i eliminimit.

Pas këtij vendimi, zinxhiri i shpëtimit vijoi me radhë nga një banor te tjetri, duke krijuar një moment tensioni dhe surprize në shtëpi. Rendi i plotë i shpëtimit ishte: Mateo – Brikena – Juela – Stenaldo – Mal – Artan – Greta – Kristi – Angelo – Stelina – Selin – Miri – Ina – Keijsi – Lorna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të këtij procesi, pesë banorët e fundit që mbetën pa u shpëtuar janë Selin, Miri, Ina, Keijsi dhe Lorna. Këta të fundit do të përballen me televotimin e javës, ku publiku do të vendosë se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, në spektaklin e së shtunës. Tashmë gara bëhet edhe më e fortë, ndërsa çdo votë mund të jetë vendimtare për fatin e banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?