Mateus Frroku rivjen me hitin veror “M’ka bo Like” (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=NXP-n1-hveU” width=”560″ height=”315″]

Pas një veprimtarie të ngjeshur, paraqitjesh dinjitoze në kompeticionet e ndryshme me këngë të mirëpritura dhe të vlerësuara nga kritika, Mateus Frroku, rivjen me këngën “M’ka bo Like”. Ky ballafaqim i radhës i Frrokut dëshmon qartë një ngjitje të kurajshme vlerash estetike dhe përformuese. Vokali i tij tashmë ka të përcaktuar qartë ngjyrimin që zë në spektrin e muzikës shqiptare. Pjekuria artistike dëshmon për vlerë të shtuar të profilit të tij, e cila konstatohet qartë e e më qartë nga prezantimi në prezantim.

“M’ka bo like” është titulli i videokëngës më të re të lançuar vetëm nga këngëtari Mateus Frroku. Një prodhim i “Threedots Production” me një video të realizuar mjeshtërisht nga regjisori Blerti Talelli, drejtori i fotografisë Pirro Beati dhe “Vip Agency”. E përzgjedhura e ekipit realizues ishte një nga konkurrentet e “Miss Universe”, Dolores Shkëmbi, e cila shpalosi në këtë video krah aktorit simpatik një tjetër anë të sajën.  Kënga “M’ka bo Like” vjen me shumë origjinalitet, totalisht e çliruar nga butaforia dhe ngarkesa konvencionale jashtëkuptimsisë. Mateus Frroku si në paraqitjet e tjera të mëhershme, muzikë, tekst dhe performim duket se ruan më fanatizëm mekanizmin e komunikimit. Harmonia, tekst-muzikë-performancë-viedeo dëshmojnë saora për vëmendjen e treguar ndaj çdo elementi që përçohet përmes lojës aktoriale filmit dhe me metrazh të shkurtër që përlotëson mesazhin që sjell kënga. Ndërsa kanë kaluar fare pak ditë nga publikimi i hitit, i cili rreket të josh përdoruesit e rrjeti social Facebook, shikohet interesimi në rritje i admiruesve  dhe natyrisht vlerësimi për këngën e re të Mateus Frrokut.

SHKARKO APP