Mbante titullin “Mbretëreshë” e Instagramit, veza fëlliq keq miliarderen Kylie Jenner

Kylie Jenner, më e vogla e klanit më të famshëm në botë Kardashian-Jenner, ka humbur titullin “Mbretëreshë” e Instagram.

Ajo mbante rekordin e fotos më të pëlqyer në rrjetin social me 18 milion pëlqime, foton ku e bija e sapolindur Stormi i kishte shtrënguar gishtin.

Një vezë ishte ajo çfarë “e ka hedhur nga froni” miliarderen më të re në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një llogari e hapur në Instagram, ka vetëm një foto dhe ajo është një vezë e zakonshme, por qëllimi i saj ishte të thyhej rekordi i Kylie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përshkrimin e fotos shkruhet:

Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe ta bëjmë postimin më të pëlqyer në Instagram. Të mposhtim rekordin aktual që mban Kylie Jenner (18 milionë)”.

Qëllimi u arrit, fotoja e vezës ka marrë mbi 24 milionë pëlqime dhe është pëlqyer edhe nga vetë Kylie dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm.

Profili me vetëm një foto të vezës ka 2.5 milionë ndjekës dhe me sa duket zotërohet nga një person që i pëlqen jashtëzakonisht shumë vezët. ?

https://www.instagram.com/p/BsOGulcndj-/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?