Mbesa e Duçes fiton ”Grande Fratello VIP”, ish-deputetja: Nuk pendohem për asgjë
Ish-deputetja italiane Alessandra Mussolini ka fituar ”Big Brother Vip Italia”. Mbesa 63-vjeçare e diktatorit fashist Benito Mussolini (Duçe), doli fituese e çmimit 100 mijë euro.
”E shijova gjithçka në maksimum, ashtu siç jam. Nuk pendohem për asgjë”,-tha jo. Musolini ishte anëtare e Parlamentit Evropian, por shërbeu në të dy dhomat e Parlamentit italian. Fillimisht ajo ishte anëtare e një partie të vogël neofashiste, të ekstremit të djathtë, përpara se t’i bashkohej radhëve të partisë Forza Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Ajo është anëtare e partisë së krahut të djathtë, populiste “Lega”, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës. Përpara se të hynte në politikë, ajo punoi si modele, aktore dhe këngëtare. Alessandra është vajza e Romano Mussolini, djalit më të vogël të Benito Mussolini, dhe gruas së tij të parë, Maria Scicolone, motra e yllit të filmit Sophia Loren.
KOHA JONË SONDAZH

