Mbetet në burg këngëtari Aleksandër Gjoka
Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Tiranës caktoi sot (23 maj) masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Gjoka u arrestuar nga policia e kryeqytetit mëngjesin e 22 majit 2021.
Ndërsa po lëvizte më makinën e tij në zonën e Saukut drejt Komunës së Parisit, ka humbur kontrollin duke u përplasur më një bordurë.
Policia është njoftuar për aksidentin dhe pasi shërbimet kanë shkuar në vendngjarje kanë konstatuar se shoferi i mjetit ishte këngëtari Gjoka.
Siç pretendon policia drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës pasi ka pësuar disa fraktuara në trup. Pas ndihmës së parë që i është dhënë, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.