Mbretëresha urdhëron rikthimin e çiftit Harry-Meghan, ja arsyeja e fortë
Që pas marrjes së vendimit për të jetuar të lirë, duket se Meghan Markle dhe Princi Harry po ju merret ”fryma”. Ata janë në qendër të vëmëndjes në të gjithë shtypin rozë, ane mbarë botës. Ata mund të kthehen në Pallatin Mbretëror, më shpejt se sa e kishim menduar. Mbretëresha Elizabeth II, thuhet se ka kërkuar që Duka dhe Dukesha e Sussex të marrin pjesë në një ngjarje të fundit mbretërore para se të zhvendosin jetën e tyre jashtë familjes mbretërore, në Kanada.
Sipas The Sunday Times, Mbretëresha u kërkoi atyre që të bashkohen me pjesën tjetër të familjes në shërbimin vjetor të “Commonëealth” në Westminster Abbey në Londër më 9 mars. Duka dhe Dukesha e Sussex bashkë me djalin e tyre Archie, i cili do të mbushë 10 muaj, pritet që të marrin pjesë në këtë ngjarje mbretërore. Që kur njoftuan në janar vendimin e tyre për të braktisur familjen mbretërore, Meghan dhe Harry bashkë me djalin e tyre, kanë jetuar jashtë Vancouver, në Kanada.
Pasi mbajti një samit për të diskutuar çeshtjen “Megxit”, Mbretëresha shprehu mbështetjen e saj për vendimin e tyre në një deklaratë, në të cilën ajo tha se shpreson që marrëveshja do t’i lejojë Markle dhe Harry të nisin një jetë të re të lumtur dhe paqësore.