MC Kresha i lidhur me këngëtaren shqiptare?
Thashethemi më i fundit: MC Kresha nuk është beqar! Thuhet se prej rreth dy vitesh, reperi po jeton një romancë me këngëtaren Evi Reçi.

Burime të sigurta për “Iconstyle.al” konfirmojnë se dyshja është në një marrëdhënie dhe se ka preferuar ta mbajë atë të fshehtë. Jo vetëm që ia kanë dalë ta ruajnë lidhjen nga vëmendja e mediave dhe publikut, por kanë mundur t’i bëjnë ballë edhe distancës.


Ju kujtojmë se më së shumti Kresha jeton në Kosovë e ndërsa Evi Reçi në Itali, ku punon si gazetare në “La Repubblica” si dhe në radion “Fiesole”.
KOHA JONË SONDAZH

