Kanye West më 11 korrik në Tiranë, nis puna për ndërtimin e stadiumit për 60 mijë spektatorë

Në Kashar ka nisur puna për ndërtimin e stadiumit provizor që do të presë spektaklin e Kanye West më 11 korrik në Tiranë.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i cili ka ndarë pamje nga kantieri për ndërtimin e stadiumit të përkohshëm Eagle Stadium, me kapacitet 60 mijë persona.

Zona e zgjedhur ka një sipërfaqe prej disa dhjetëra mijë metra katrorë, dhe është në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, vetëm 2 kilometra nga qendra e kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka nisur puna në Kashar për sheshin ku do të instalohet stadiumi provizor për super spektaklin e Kanye West në Shqipëri, një produksion i përmasave dhe standardeve globale që pritet ta ngrejë Shqipërinë në tjetër nivel reputacioni ndërkombëtar. Një mega event i këtyre dimensioneve përfaqëson jo vetëm një moment të rëndësishëm artistik e kulturor, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e vendit, zhvillimin e turizmit dhe fuqizimin e ekonomisë lokale përmes vëmendjes që sjell nga industria globale e muzikës, medias, showbiz dhe entertainment-it”, shkruan Gonxhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?