Me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, gjobitet shqiptari i famshëm në TikTok, Aleks Visha

Shqiptari i famshëm në Tik Tok, Aleks Visha është personi të cilit iu bllokua makina, pasi po qarkullonte me 305 km/h në tunelin e Kalimashit. Visha videon gjatë ecjes me shpejtësi të madhe e ka publikuar edhe në rrjete sociale.

Pas publikimit të videos policia e ka identifikuar në bazë të pamjeve filmike dhe e ka shoqëruar në Komisariat. Ndaj tij u mor masa administrative 100 000 lekë të reja, ndërsa po ashtu iu bllokua “Ferrari”.

”Nuk kam qenë unë drejtues mjeti në videon që është publikuar”, është shkruar në fletën e gjobës.

SHKARKO APP