Më 9 shkurt do të bëhet e ditur data zyrtare e finales së madhe
Të hënën pritet të zbulohet një nga informacionet më të shumëpritura nga publiku i Big Brother VIP Kosova. Të gjithë shikuesit besnikë të këtij reality show gjigant kanë qenë në pritje të këtij momenti, dhe më në fund, më 9 shkurt, do të bëhet e ditur data zyrtare e finales së madhe. Ky njoftim pritet të sjellë edhe më shumë emocion dhe diskutime mes fansave të spektaklit, të cilët prej javësh po ndjekin me vëmendje çdo zhvillim brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. Finalja konsiderohet kulmi i gjithë rrugëtimit të banorëve, aty ku do të përcaktohet fituesi dhe do të mbyllet një sezon i mbushur me dinamika, debate, emocione dhe surpriza.
KOHA JONË SONDAZH

