Me ardhjen në jetë të Galës, nisin dhe “problemet” e para për Eliona Pitarkën

Me ardhjen në jetë të Galës, janë shtuar dhe postimet e shumta në rrjete sociale të Eliona Pitarkës.

Aktorja e njohur kujdeset të ndajë çdo detaj me ndjekësit e saj.

Në 1 mujorin e lindjes, ajo i dedikoi fjalët më të ëmbla, duke i përshkruar këto ditë si më të lumturat e jetës së saj.

“1 muaj me ty! Muaji më i bukur i jetës time! Nuk e di sa bosh paska qenë jeta ime përpara se të vije ti Gala ime!”, shkroi aktorja. Sigurisht, të qenit një nënë e re ka dhe sfidat e veta dhe tashmë kanë nisur problemet e para për të. “Arsyeja përse vonohem në punë”, shkruan ajo krahas fotos ku i jep gji vogëlushes.

Sakaq, ajo ka bërë dhe disa postime të tjera me të bijën, ku në njërën shihet duke shtrënguar dorën e saj. “Dorë për dore gjithë jetën”, ka shkruar ajo krahas fotos. Ndërsa në një video shihet duke mbajtur Galën në krahë ku shkruan:”Me shoqen e ngushtë.”

SHKARKO APP