Me Luizin, Kiara nis fushatën dhe rikthehet në Instagram për folur
Pas qëndrimit 90 ditë në shtëpinë e “Big Brother Vip 2“, Kiara Tito është shprehur në Instagram për këtë eksperiencë. Me një foto na dasma me Luizin brenda shtëpisë, ajo shkruan se do ti qëndrojë besnike ndjenjës time deri në fund.
Ajo tekson se pavarësisht se nuk bëri lojë, është e bindur që ata që e kuptuan dhe e vlerësuan qendrimin e saj dhe emocionet që ka dashur të përcjellë. Për të gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë lojën.
“Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qëndrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qenë e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qëndruar dhe do ti qëndroj besnike ndjenjës time, deri në fund“,-shkruan Kiara në Instagram.
Postimi i plotë
Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qëndrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip.
Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë.
Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell.
Unë kam qenë e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qëndruar dhe do ti qëndroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, me luizin.
View this post on Instagram